Gërvalla nënshkruan një vendim, ka të bëj me Sali Çekajn
Në 70-vjetorin e lindjes së Heroit Sali Çekaj, Ministrja në detyrë Donika Gërvalla, ka nënshkruar vendimin për aktin nënligjor, i cili rregullon ndarjen e çmimit Sali Çekaj, dedikuar personaliteteve që kanë dhënë kontribut të veçantë në fushën e drejtësisë në Republikën e Kosovës.
Gërvalla ka thënë se figura e Sali Çekajt, krahas figurës së komandantit të UÇK-së dhe politikanit vizionar, me përkushtim të parezervë për lirinë e vendit deri në flijim në ballë të frontit, rrezaton edhe si figurë e një juristi të rrallë, të guximshëm, mendjemprehtë e të vendosur.
“Figurë që frymëzon breza e breza juristësh në vendin tonë. Le të jetë pra ky çmim edhe një kontribut modest në lartësimin e figurës madhështore të Heroit Sali Çekaj”, ka thënë Gërvalla./Indeksonline/

