Policia në Prishtinë realizon 134 urdhëresa gjyqësore brenda një jave, sekuestrohen 10 armë zjarri
Gjatë javës që kaloi Policia e Prishtinës ka realizuar 134 urdhëresa gjyqësore.
Prej tyre, 35 urdhëresa kanë qenë për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca gjyqësore, verifikime dhe procedura të tjera.

Aktivitetet policore janë shtrirë edhe në segmente të tjera të sigurisë, ku janë sekuestruar 10 armë zjarri të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, si dhe municione të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.

Ndërkohë, në kuadër të sigurisë në trafikun rrugor, policia ka shqiptuar 3.814 masa administrative me gjobë për kundërvajtje dhe shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor. Nga ky numër, 567 gjoba janë evidentuar nga veturat inteligjente dhe veturat e pajisura me radar mobil./Indeksonline/

