Franca ndërmerr një hap të pabesueshëm për shkak të vapës së padurueshme!
Franca ka ndaluar alkoolin në disa evente në një festival të madh kombëtar muzikor për shkak të temperaturave rekord.
Me festimet e Ditës Botërore të Muzikës që kanë nxjerrë miliona francezë në rrugë dhe një të tretën e vendit nën paralajmërimet më të ashpra për valë të nxehti, qeveria ka ndaluar konsumin e alkoolit në vendet publike.
Gjegjësisht, nxit humbjen më të shpejtë të lëngjeve, dhe në kombinim me temperaturat e larta, përshpejton ndjeshëm dehidratimin dhe rrit rrezikun e goditjes nga nxehtësia.
“Të gjitha ngjarjet e organizuara nga shteti dhe agjencitë e tij janë udhëzuar të mos shërbejnë alkool”, tha në një deklaratë zyra e Kryeministrit Sébastien Lecornu . Vendimi u mor për të ndihmuar “shërbimet e urgjencës dhe ato shëndetësore dhe për t’i lejuar stafit mjekësor të përqendrohet në kujdesin për më të prekshmit”. Vitin e kaluar, ngjarjet në Paris tërhoqën rreth dy milionë njerëz.
Temperaturat në Francë pritet të variojnë nga 39°C në jugperëndim dhe në rajonin e Parisit deri në Burgundy sot, në 41°C në vende të tjera. Temperaturat pritet të arrijnë kulmin të hënën, me autoritetet që paralajmërojnë se mund të arrijnë nivele historike. Vala e të nxehtit ka vazhduar prej ditësh, duke çuar në anulimin e dhjetëra trenave dhe anulimin e mësimeve, ndërsa pushimet shkollore zyrtarisht përfundojnë për të gjitha moshat e nxënësve francezë më 4 korrik./Indeksonline/

