Policia gjobit tre shoferë për tejkalime të rrezikshme në Klinë
Njësia Rajonale e Trafikut në Pejë ka njoftuar se më 20 qershor., dy shoferë janë hasur në fshatin Dollc të Klinës duke kryer tejkalim të automjeteve nga krahu i djathtë, veprim që bie ndesh me Ligjin për Rregullat e Trafikut Rrugor.
Ndaj secilit prej tyre janë shqiptuar këto masa:
- Gjobë prej 150 eurosh.
- 1 pikë negative.
- Masë mbrojtëse në kohëzgjatje prej 3 muajsh.
Ndërkohë, një tjetër kundërvajtës është ndaluar po në po të njëjtën ditë në fshatin Potërq të Klinës, pasi kishte kryer tejkalim në vijë të plotë.
Për këtë shkelje, Policia ka shqiptuar:
- Gjobë prej 200 eurosh.
- 2 pikë negative.
- Masë mbrojtëse prej 3 muajsh.

