75 Mall Live Search
19:38 / E Hënë, 22 Qershor 2026 / L A

Nuk ndalet Drita, sjell yllin e Partizanit të Tiranës

Drita ka sjellë një tjetër përforcim në skuadër.

Bëhet fjalë për Altin Bytyçin, i cili rikthehet në futbollin kosovar ku u transferua nga Partizani i Tiranës.

Lajmin e bëri të ditur vetë klubi kampion i Kosovës, në faqen e tyre zyrtare.

“FC Drita njofton arritjen e marrëveshjes me futbollistin Altin Bytyçi. Bytyçi, qendërmbrojtës nga Kosova, i bashkohet klubit tonë për të forcuar repartin defensiv dhe për të sjellë cilësi, përvojë dhe karakter në skuadër. Me paraqitjet e tij në futbollin elitar, Altini vjen te Drita me motiv të lartë për të dhënë kontributin e tij në objektivat e klubit. Klubi i uron mirëseardhje Altinit në familjen bardhekaltër dhe shumë suksese me fanellën e FC Drita”, shkruhet në njoftimin e tyre.

Bytyçi, pasi nënshkroi iu bashkua menjëherë skuadrës në parapërgatitjet e tyre që po i zhvillojnë në Bullgari./IndeksOnline/