Sheshi gati, lule dhe bukuri para karnevalit në Suharekë
Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka ftuar qytetarët që fundjavën ta kalojnë në Suharekë, duke marrë pjesë në aktivitetin festiv “Karnevalet Golden Eagle”.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Muharremaj u bëri thirrje familjeve që të vizitojnë qytetin dhe të shijojnë atmosferën e karnevaleve.
“N’vikend mos harro, merre familjen e hajde n’Suharekë. Karnevalet Golden Eagle”, ka shkruar ai.

