Mbi tre javë protesta/ Rama: Në fund do ketë dy fitimtarë; PS-ja dhe qeveria
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas protestës së zhvilluar këtë të hënë në Tiranë, 22 qershor,duke iu përgjigjur pesë pikave të shpalosura nga organizatorët e saj.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ironizoi një pjesë të pjesëmarrësve në protestë, teksa shkroi: “Si thoshin derrat e kënaqur migjenianë të segmentit ‘intelektual’ të protestës, nuk ka lidhje Irani…?”

