Taylor Swift merr vendimin drastik për miken e saj
Miqësia dikur e pandashme mes Taylor Swift dhe Blake Lively duket se nuk do t’i rikthehet aq shpejt ditëve të saj më të mira — të paktën kështu sugjerojnë raportimet më të fundit.
Sipas Page Six, Lively nuk është ftuar në festimet e ardhshme të dasmës së këngëtares mediatike me Travis Kelce, pavarësisht zërave të fundit se miket e vjetra kishin nisur të përmirësonin marrëdhëniet mes tyre.
Burimet bëjnë me dije se raporti mes tyre mbetet i tensionuar, muaj pasi Swift u përfshi pa dëshirë në dramën ligjore që lindi mes aktores dhe bashkëprotagonistit të saj në filmin “It Ends With Us”, Justin Baldoni.
Siç ka raportuar më parë TMZ, Swift ishte ftuar zyrtarisht si dëshmitare në këtë proces, ndonëse fletëthirrja u tërhoq më pas.
Burime të sigurta u shprehën në atë kohë se Taylor ishte tejet e zhgënjyer dhe e frustruar që u përfshi në një betejë të tillë ligjore, duke ndier se emri i saj u tërhoq pa asnjë arsye në këtë vorbull mediatike.
Kjo përplasje ka krijuar një distancë të madhe mes Swift dhe Lively, të cilat gëzonin një shoqëri të ngushtë prej vitesh.
Miqësia e tyre nisi në vitin 2015 dhe u shndërrua shpejt në një nga raportet më të përfolura në Hollivud, ku Taylor ishte një prani e vazhdueshme edhe pranë aktores dhe bashkëshortit të saj, Ryan Reynolds.
Ndonëse javët e fundit u përfol se dyshja kishte rinisur komunikimin pas qetësimit të ujërave në gjykatë — duke ndezur shpresat për një pajtim të mundshëm — informacionet më të fundit të Page Six konfirmojnë se Blake vazhdon të jetë e përjashtuar nga lista e të ftuarve për ditën e madhe të këngëtares.
Kujtojmë që Blake nuk ishte e pranishme as në festën private që Taylor organizoi me shoqet e saj të ngushta në Rhode Island pak kohë më parë.
Përfaqësuesit e të dyja yjeve janë kontaktuar për një koment zyrtar, por deri më tani nuk kanë dhënë asnjë përgjigje.


