75 Mall Live Search
14:21 / E Martë, 23 Qershor 2026 / G T

Zyrtare: Drita transferon një futbollist belg

Kampionia e Kosovës, FC Drita, ka zyrtarizuar transferimin e futbollistit belg William Baeten.

Baeten i është bashkuar skuadrës gjilanase në fazën përgatitore që po zhvillohet në Bansko të Bullgarisë, duke u bërë një nga afrimet më të reja të kampionëve të Kosovës në prag të sezonit të ri, shkruan Indeksonline

Futbollisti belg vjen nga Flamurtari Vlorë, ndërsa më herët ka qenë pjesë edhe e klubeve të njohura rumune si FCSB dhe Universitatea Craiova.

Me afrimin e Baetenit, Drita vazhdon të përforcojë skuadrën për sfidat e sezonit të ri, ku përveç mbrojtjes së titullit kampion në Superligë, synon paraqitje sa më të suksesshme edhe në garat evropiane./Indeksonline/