75 Mall Live Search
16:34 / E Martë, 23 Qershor 2026 / Gj Sh

“Erdhëm me krenari, largohemi me dinjitet”/ Mesazhi emocionues i Iranit nga dhomat e zhveshjes

Lufta mes Amerikës dhe Iranit ka shkaktuar një debat të madh botëror, i cili u shoqërua edhe në Kupën e Botës.

Kombëtarja iraniane disa herë ka paralajmëruar me mosprezencë në Kampionatin Botëror, pasi njër nga organizatoret është shteti i Amerikës, ku Irani do të duhej të zhvillonte ndeshjet e fazës së grupeve, shkruan IndeksOnline.

Irani nga dy ndeshje të zhvilluara ka marr dy pikë, derisa përballja e fundit me Belgjikën, e cila u zhvillua në ”Los Angelos” morri vëmendje të madhe.

Kombëtarja e iranit, pas ndeshjes në zhveshtoret e stadiumit la një letër emocionuese.

“Ne erdhëm në Los Angeles me krenari, garuam me nder dhe ikëm me dinjitet. Faleminderit, Los Angeles, për mikpritjen tuaj.

Dhe faleminderit çdo iraniani që dha zemër, zë dhe shpirt për Iranin gjatë këtyre 180 minutave.

Paqja, respekti dhe miqësia mbizotërofshin mes të gjitha kombeve.”, thuhet në letrën e lënë nga Kombëtarja e Iranit.

Në ndeshjen e fundit, Irani do të luaj ndaj Egjiptit, dhe vetëm fitorja do ta dërgonte në fazën e eliminimit direkt të Kupës së Botës./IndeksOnline/