Portugalia zgjohet! Show i Ronaldos në fitoren ndaj Uzbekistanit
Portugalia është zgjuar nga gjumi dhe ka shënuar fitoren e parë në Kupën e Botës 2026.
Pas barazimit befasues me Kongon, kombëtarja portugeze e ka mposhtur Uzbekistanin, me rezultat të thellë, 5-0, shkruan IndeksOnline.
Cristiano Ronaldo ishte në natën e tij më të mir, ku me dy gola, në minutat 6′ dhe 39, heshti kritikët, duke thyer edhe rekordin si golashenuesi më i mirë i Portugalisë, me 10 gola, duke kaluar legjendën, Eusebio.
Nuno Mendes 17′ dhe Rafael Leao 87′ u shtuan në listën e golashenuesve dhe një autogol nga portieri uzbekistanez, Abduvakhid Nematov, në minutën e 60-të.
Pas dy ndeshjeve, Portugalia kryeson grupin me 4 pikë, një më shumë se Kolumbia, e cila pas mesnate luan me Kongon që ka një pikë.
Ndërsa Uzbekistani është e fundit në tabelë, me 0 pikë./IndeksOnline/

