75 Mall Live Search
22:36 / E Martë, 23 Qershor 2026 / L A

“Next Question”, Ronaldo i shmanget pyetjes që i bëhet për Messin

Cristiano Ronaldo ka bërë një superparaqitje sot.

Në fitoren 5-0 ndaj Uzbekistanit, “CR7” arriti të shënojë dy gola teksa u shpall edhe “Man of the Match”.

Ndërsa pas ndeshjes, atij i është bërë një pyetje rreth rivalit të tij, Lionel Messit i cili po ashtu shënoi 2 gola duke u bërë golashënuesi më i mirë në histori të Botërorit.

Mirëpo ai vendosi t’i shmanget kësaj pyetje duke iu thënë “Next Question” apo pyetjet tjetër në gjuhën shqipe.

Ronaldo me shokë, ndeshjen e fundit në grupe do ta zhvillojnë ndaj Kolumbisë./IndeksOnline/