75 Mall Live Search
08:34 / E Mërkurë, 24 Qershor 2026 / MSH1

Pejë: Për 21 ditë arrestohen 38 persona

Stacionet Policore pranё DRP-Pejё, nga data 1 deri më 22 qershor, kanё realizuar urdhёresat e Gjykatёs ndaj pёrsonave tё kёrkuar, duke arrestuar 38 persona tё dyshuar

Personat e arrestuar janë tё dyshuar pёr vepra tё ndryshme penale.

13 nga tё dyshuarit janё dёrguar nё vuajtje tё dënimit nё qendrat e paraburgimit, 25 nga tё dyshuarit janё dёrguar nё seanca gjyqёsore, dhe pasi kanё bёrё pagesën e dënimit, janё liruar.

Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё deklaron se do tё vazhdojë me realizimin e urdhёresave tё lёshuara nga Gjykatat kompetente.