Shkon në shtatë numri i kombëtareve të kualifikuara dhe pesë i atyre të eliminuara në Kupën e Botës
Kolumbia është kombëtarja e shtatë e cila ka siguruar kualifikimin në fazën e eliminimit direkt në Kupën e Botës.
Kjo pasi mbrëmë shënoi fitore e dytë radhazi, duke mposhtur Kongon, shkruan IndeksOnline.
Përveç Kolumbisë, kualifikimin e kanë siguruar edhe Meksika, ShBA, Gjermania, Argjentina, Franca dhe Norvegjia.
Ndërsa pas humbjes nga Kroacia, kombëtarja e Panamasë është e pesta që është eliminuar nga Kupa e Botës, pas Turqisë, Tunisië, Haitit dhe Jordanisë./IndeksOnline/


