Arrestohet një shtetas turk në Aeroportin e Prishtinës, dyshohet për përdorim të dokumentit të falsifikuar
Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të Turqisë në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, nën dyshimin për falsifikim të dokumenteve të udhëtimit.
Sipas njoftimit të policisë, rasti ka ndodhur më 23 qershor 2026, rreth orës 09:40, kur i dyshuari kishte tentuar të udhëtonte përmes aeroportit duke përdorur një dokument udhëtimi që dyshohet se ishte i falsifikuar.
“FALSIFIKIM I DOKUMENTITAeroporti Adem Jashari, 23.06.2026 – 09:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Turqisë pasi që ka tentuar të udhëtoj përmes Aeroportit të Prishtinës me dokument udhëtimi të falsifikuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”, thuhet në raportin e policisë.

