Modric arrin shifrën historike me fanellën e Kroacisë
Luka Modric është futur në historinë e Kroacisë.
40-vjeçari me paraqitjen e fundit ndaj Panamasë, ku Kroacia shënoi fitore me rezultat 1-0, është bërë futbollisti i parë që ka arritur shifrën e 200 ndeshjeve me kombëtaren, shkruan IndeksOnline.
Futbollisti i Milanit vazhdon të tregoj klasin e tij edhe në këtë moshë, duke qenë lider i kroacisë edhe në këtë edicion të Kupës së Botës.
“Falë Zotit, morëm tre pikë jashtëzakonisht të rëndësishme. Ndeshja e 100-të nuk përfundoi aq mirë. Ne donim të arrinim fitoren dhe arritja e 200 ndeshjeve me fanellën më të dashur është diçka e veçantë. Pata ndjesinë se luajtëm me njëfarë tensioni, dhe kjo ishte e dukshme, por patëm momente të mira ndërsa ndeshja përparonte. Ne vetëm mund të ngremë veten lart, dhe shpresoj që fitorja do ta ndryshojë këtë. Është e pabesueshme të arrish 200 ndeshje me fanellën e preferuar, dhe kjo më bën krenar. Nuk mund ta kisha ëndërruar kurrë. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen dhe urimet. Faleminderit të gjithëve që më ndihmuan në këto 200 ndeshje.”, ka deklaruar Modric./IndeksOnline/


