Rikthimi i legjendës, Ronaldinho prezantohet te skuadra italiane
10 vite më parë u pensionua nga futbolli, por legjenda braziliane, Ronaldinho do të rikthehet për një shfaqje të fundit.
46-vjeçari është bashkuar me skuadrën italiane, Ravenna, e cila luan në Serie C, shkruan IndeksOnline.
Rikthimi senzacional i Ronaldinhos ka marrë vëmendjen e sportdashësve, të cilët presin të shohin magjitë e tij edhe njëherë duke shënuar gola nga ai.
Në prezantimin e tij, skuadra e Ravennas kanë publikuar një video fantastike, duke udhëtuar drejt Amerikës, ku aktualisht brazilian po qëndron dhe po shijon ndeshjet e Kupës së Botës.
Synimi i Ronaldinhos, siç ka thënë edhe vet ai, është të shënojë golin e tij të fundit si futbollist profesionist me fanellën e Ravenës.
Braziliani luajti ndeshjen e tij të fundit si profesionist në vitin 2015, me fanellën e Fluminense./IndeksOnline/

