75 Mall Live Search
10:37 / E Mërkurë, 24 Qershor 2026 / MSH1

Trepça rikthen në menaxhim një lokal në zemër të Prishtinës

Pas më shumë se 27 vitesh nga përfundimi i luftës, Trepça ka rikthyer në menaxhim një nga pronat e saj më atraktive dhe me potencial të lartë ekonomik në kryeqytet, të vendosur në rrugën Johan V. Hahn, pranë Hotel Grand, sheshit Zahir Pajaziti dhe bulevardit Xhorxh Bush.

Trepça pohon se prona përfshin një lokal afarist me sipërfaqe prej 190.75 m², të përbërë nga hapësira kryesore e lokalit, zyra, nyje sanitare dhe hyrje, si dhe një terasë prej 47 m².

Hapësira njihet për publikun si “Tuneli”, një prej lokaleve me traditë në qendër të Prishtinës.

May be an image of fire escape

“Bazuar në lokacionin strategjik, karakteristikat e objektit dhe potencialin e tij afarist, vlera e tregut e kësaj prone vlerësohet të jetë mbi 900 mijë euro, në këtë zonë, 1 m2 kushton me qira nga 15-17 euro m2, duke e bërë atë një aset me rëndësi të veçantë për ndërmarrjen.

Ky rikthim nuk përfaqëson vetëm një fitore juridike dhe institucionale, por edhe një mundësi konkrete për krijimin e të hyrave të qëndrueshme dhe përmirësimin e performancës financiare të ndërmarrjes” deklaron Trepça.

Nga shoqëria aksionare pohojnë se ky është një sukses i radhës në përpjekjet për identifikimin, mbrojtjen, rikthimin dhe funksionalizimin e pronave të Trepçës, duke forcuar bazën ekonomike dhe pasurinë e saj për brezat e ardhshëm.