“‘Princesha pasagjere’ në timon, Klodi dhe Elijona ndezin rrjetin me momentin e ëmbël
Klodi dhe Elijona po shfaqen gjithnjë e më të afërt, duke konfirmuar indirekt romancën e tyre që po komentohet gjerësisht në rrjete sociale, shkruan IndeksOnline.
Dyshja janë parë së fundmi edhe në “Alba Festival”, ku kanë tërhequr vëmendje me afrimitetin dhe momentet intime mes tyre.
Vetë Klodi ka ndezur rrjetin me një video në TikTok, ku shihet Elijona duke drejtuar makinën, ndërsa ai i kap dorën në një moment të ëmbël dhe e vendos mbi këmbën e tij, duke e shoqëruar me mbishkrimin “Princesha pasagjere”.
Çdo postim i fundit i çiftit po lë të kuptohet se romanca mes tyre po forcohet dita-ditës, pa u fshehur më nga publiku.
@klodianmihaj Passenger princess 🎀🩷 #fyp #klodi #princesstreatment #aesthetic #ulm ♬ careless whisper – leqrio

