75 Mall Live Search
11:01 / E Mërkurë, 24 Qershor 2026 / Gj Sh

Pasi u bë baba, Doku rikthehet te Belgjika (VIDEO)

Futbollisti Jeremy Doku për disa ditë u largua nga kampi i Belgjikës në Kupën e Botës.

Ai vendosi të ishte pranë gruas së tij, në momentin e lindjës së fëmijës, gjë që u komentua shumë në rrjetet sociale, shkruan IndeksOnline.

Por pasi u bë baba i një djali, Doku është rikthyer te Belgjika, duke u pritur jashtëzakonisht mirë nga bashkëlojtarët dhe stafi.

Ai morri urime nga të gjithë, pasi u bë baba për herë të parë./IndeksOnline/