75 Mall Live Search
10:53 / E Mërkurë, 24 Qershor 2026 / Gj Sh

Raphinha nuk do të rikthehet te Barcelona!

Kupa e Botës për Raphinha tashmë ka përfunduar, pas lëndimit që pësoi në ndeshjen e fundit, mes Brazilit dhe Haitit.

Pavarësisht lëndimit, sulmuesi brazilian ka deklaruar se nuk do të rikthehet në Barcelonë. por do të vazhdoj të qendrojë pranë shokëve të tij për të përkrahur ”Selecaon”, drejt titullit të gjashtë në Kupën e Botës, shkruan IndeksOnline.

“E dua futbollin, e dua atë që bëj, dhe më pëlqen të vesh fanellën e Kombëtares Braziliane. Unë jam i dashuruar me Seleção, vendin tim.

Ata që më njohin e dinë se sa shumë kërkoj nga vetja dhe sa shumë punoj çdo ditë për të evoluar dhe kjo nuk do të ndryshojë kurrë. Unë do të jem këtu duke luftuar për Brazilin çdo ditë.

Do të bëj gjithçka brenda arritjes sime për t’u rikuperuar dhe rikthyer sa më shpejt të jetë e Unë dua të jem në krah të shokëve të mi të skuadrës, të luftoj për qëllimet tona – dhe të vazhdoj të jap gjithçka për të nderuar këtë fanellë dhe për t’i sjellë gëzim tifozëve brazilianë”, ka deklaruar Raphinha./IndeksOnline/