75 Mall Live Search
11:20 / E Mërkurë, 24 Qershor 2026 / P M

KASTRATI shpërblen klientët në Fushë Kosovë me lojën shpërblyese “Mbushe 15€ – FITO 15€”

KASTRATI organizoi gjatë ditës së djeshme lojën shpërblyese “Mbushe 15€ – FITO 15€” në pikën në Fushë Kosovë, duke vazhduar traditën e shpërblimit të klientëve besnikë.


Gjatë aktivitetit, klientët që mbushën veturën me derivate në vlerë prej 15 euro përfituan menjëherë 15 euro shtesë falas. Përveç shpërblimit të menjëhershëm, ata u bënë pjesë edhe e shortit për shpërblime të shumta, përfshirë veturën GOLF 8, si shpërblimi kryesor i lojës së madhe shpërblyese të KASTRATI, tërheqja e së cilës do të mbahet më 30 korrik.


Loja shpërblyese u zhvillua LIVE me emisionin RELOAD në TV Dukagjini. KASTRATI vazhdon të dëshmojë përkushtimin ndaj cilësisë dhe shpërblimit të klientëve.


KASTRATI – Lider në cilësi!