Top 5 golashenuesit më të mirë në Kupën e Botës deri më tani, kryeson Messi, Ronaldo nuk është në listë
Kur kanë përfunduar ndeshjet e dyta të fazës së grupve në Kupën e Botës, gara për golashenuesin më të mirë vazhdon të jetë e zjarrtë.
Futbollisti i Argjentinës, Lionel Messi kryeson me pesë gola të shënuara, tre ndaj Algjerisë dhe dy ndaj Austrisë, shkruan IndeksOnline.
Sulmuesi i Norvegjisë, Erling Haaland dhe ai i Francës renditen në pozitën e dytë dhe të tretë, me nga katër gola.
Deniz Undav i Gjermanisë ka befasur në dy ndeshjet e para, duke shënuar tre gola, aq sa ka edhe sulmuesi i Kanadasë, Jonathan David, i cili e mbyll top peshen e golashenuesve më të mirë.
Ndërsa Cristiano Ronaldo pas dy ndeshjeve ka shënuar vetëm dy gola, ato në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Uzbekistanit./IndeksOnline/


