Messi nuk e përjashton mundësinë për të luajtur në Kupën e Botës 2030
Leo Messi sot po feston ditëlindjen e 39-të.
Pavarëssiht moshës, sulmuesi argjentinas po shkëlqen në Kupën e Botës, ku ka shënuar pesë gla në dy ndeshjet e para, shkruan IndeksOnline.
Pas ndeshjes me Austrinë është pyetur për të ardhmen e tij, derisa thotë se do të vazhdoj të luaj derisa të jetë mirë fizikisht.
“Po, po… Do të vazhdoj për ca kohë, për sa kohë që mund të kontribuoj, të ndihem mirë fizikisht dhe të ndihmoj shokët e skuadrës… Do të vazhdoj të luaj.”, ka deklaruar Messi.
Ai pastaj u pyet se a do të luaj në Kupën e Botës 2030, derisa nuk e përjashtoi këtë mundësi, edhe pse në atë kohë do të ishte në moshën 43 vjeçare.
“Nuk e di. E vërteta është se nuk po mendoj për këtë tani. Duket pak larg… por, siç thashë, po jetoj një ditë në të njëjtën kohë dhe jam i përqendruar në të tashmen.”, tha Leo Messi./IndeksOnline/
🚨🎙️ Do you intend to keep playing for a few more years?
— MessiXtra (@MessiXtraHQ) June 24, 2026
🗣️ Messi: "Yes, yes… I will continue for some time, as long as I can contribute, feel good physically, and help my teammates… I will keep playing."
🎙️ I mean, will you play in the 2030 World Cup?
🗣️ Messi: "I don't… pic.twitter.com/k4Qooxctfz

