Haradinaj i pikëlluar për vdekjen e veprimtarit të njohur
Kryeministri i Kosovës, ramush Haradinaj është shprehur i pikëlluar pas marrjes së lajmit për vdekjen e veprimtarit të çështjes kombëtare, Isa Hasanaj, shkruan Indeksonline.
Ai tha se Hasanaj do të kujtohet përherë me respekt për veprën dhe angazhimin e tij ndaj vendit.
Ky është postimi i plotë:
Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare, Isa Hasanaj, baba i dëshmorit të UÇK-së, Arton Hasanaj.
Isa Hasanaj, do të kujtohet përherë, me respektin më të madh për angazhimin e tij jetësor dhe sakrificen për vendin.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes Hasanaj dhe të gjithë miqve e familjarëve.
RH