Në kampin e Argjentinës i festohet ditëlindja Lionel Messit
Lionel Messi sot feston ditëlindjen e tij të 39-të.
Shokët te Kombëtarja e Argjentinës e surprizuan futbollistin, i cili ka thyer rekorde në dy ndeshjet e para të Kupës së Botës, shkruan Indeksonline
Messi mbush 39-vjeç dhe përkundër moshës, momentalisht është golashënuesi më i mirë në turnen më të madh të futbollit me pesë gola.
Ai poashtu ka thyer rekordin me më së shumti gola në Kupën e Botës (18)./Indeksonline/

