75 Mall Live Search
23:47 / E Mërkurë, 24 Qershor 2026 / G T

“Nuk luajtëm keq”, Kenan Yildiz i zhgënjyer para ndeshjes ndaj SHBA-së

Kombëtarja e Turqisë i ka dhënë fund aventurës së saj në Kupën e Botës 2026, pasi u eliminua që në fazën e grupeve pas humbjeve ndaj Australisë dhe Paraguait.

Pas eliminimit, sulmuesi i ri i Turqisë, Kenan Yildiz, shprehu zhgënjimin e tij në një deklaratë për TRT Spor, shkruan Indeksonline

“Jemi të gjithë shumë të mërzitur. Por ky është futbolli. Ndonjëherë, edhe kur arrin të vendosësh në fushë atë që dëshiron, nuk arrin të marrësh rezultatin që kërkon. Nuk mendoj se humbëm sepse luajtëm keq. Fatkeqësisht, nuk arritëm të shënonim dhe u eliminuam”, tha Yildiz.

Futbollisti i Juventusit kujtoi gjithashtu kritikat që kishte marrë pas Kampionatit Evropian para dy vitesh, duke theksuar se futbolli varet nga shumë faktorë.

“Dy vite më parë isha lojtari më i kritikuar në Evropian. Në futboll ka gjithmonë faktorë të ndryshueshëm. Unë do të vazhdoj të jap maksimumin tim sa herë që zbres në fushë”, shtoi ai.

Megjithëse e eliminuar nga gara, Turqia do të zhvillojë edhe ndeshjen e fundit në Grupin D kundër SHBA-së. Takimi është parashikuar të luhet të premten në orën 04:00 të mëngjesit (ora lokale në Kosovë)./Indeksonline/