75 Mall Live Search
08:26 / E Enjte, 25 Qershor 2026 / AR

Will Smith shfaqet në publik me familje pas një kohe të gjatë

WIill Smith dhe Jada Pinkett Smith bënë një tjetër paraqitje publike së bashku në Javën e Modës në Paris.

Ata u shoqëruan nga familja e tyre në këtë event, përfshirë vajzën Willow, djalin e aktorit Trey dhe nënën e Jada-s, Adrienne Banfield-Norris, transmeton Indeksonline.

Rasti ishte pjesëmarrja e Jaden Smith në prezantimin e koleksionit për meshkuj Christian Louboutin.

Familja mbërriti në sfilatën e stilistit Pranverë/Verë 2027 të mërkurën për të mbështetur Jaden, i cili ka qenë drejtor kreativ i veshjeve për meshkuj te Louboutin që nga shtatori.

Will dhe djali i tij Trey, të cilin aktori e ka me ish-gruan Sheree Zampino, u shfaqën me kostume të zeza të njëjta, bluza të bardha dhe syze dielli të errëta.

Jada Pinkett Smith zgjodhi një fund të zi me pala dhe një bluzë pa rripa, me një gjerdan të artë tërheqës. Vajza Willow zgjodhi gjithashtu një kombinim të zi, me një fund të shkurtër dhe një bluzë me rripa të hollë, ndërsa gjyshja Adrienne Banfield-Norris veshi një bluzë dhe një fund të zi me vija./Indeksonline./