Aksident pranë varrezave të Pejës, lëndohet një person
Një aksident trafiku ka ndodhur sot në qytetin e Pejës.
Aksidenti zuri vend në rrugën “UÇK”, në afërsi të varrezave të qytetit, raporton IndeksOnline.
Bëhet e ditur se një pasagjer ka pësuar lëndime, si pasojë e përplasjes.
Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit.

