75 Mall Live Search
15:09 / E Enjte, 25 Qershor 2026 / P M

Prokuroria ngre aktakuzë për përgatitje të vrasjes së rëndë

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj një personi me inicialet E.H., nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Përgatitja e veprës penale Vrasje e Rëndë”.

Sipas njoftimit të Prokurorisë Speciale, aktakuza është dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë pas zhvillimit të hetimeve lidhur me rastin.

PSRK ka bërë të ditur se i pandehuri E.H. dyshohet se ka ndërmarrë veprime për përgatitjen e kryerjes së veprës penale të vrasjes së rëndë, vepër e sanksionuar me legjislacionin penal të Republikës së Kosovës.