“E fituam grupin dhe u ndëshkuam”, Nagelsmann kritikon formatin e FIFA-s: Pak kohë për t’u përgatitur!
Trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsmann, ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj formatit aktual të Kupës së Botës.
Gjermania vulosi kreun e grupit pas fitores 2-1 ndaj Bregut të Fildisht në Toronto, por sipas Nagelsmannit, ky sukses ka sjellë një problem të madh në aspektin e përgatitjeve për fazën eliminatore, shkruan Indeksonline
“ Nuk mendoj se është ideale që të ndëshkohesh në një farë mënyre për fitimin e grupit. Nuk jam aspak tifoz i këtij sistemi”, deklaroi tekniku gjerman.
Sipas tij, Gjermania do të mësojë kundërshtarin të shtunën në mbrëmje, ndërsa ndeshjen e luan të hënën në Boston. Kjo i lë stafit teknik dhe analitik shumë pak kohë për të përgatitur raportet dhe planin e lojës.
“Të gjithë mund ta imagjinojnë se ka zgjidhje më të mira sesa të qëndrosh zgjuar gjithë natën duke analizuar pamje dhe përgatitur materiale për ekipin”, shtoi Nagelsmann.
Trajneri i Gjermanisë beson se organizatorët duhet të rishikojnë formatin, pasi skuadrat që përfundojnë të parat në grup nuk duhet të përballen me vështirësi shtesë për shkak të paqartësisë së kundërshtarëve në fazën eliminatore./Indeksonline/

