75 Mall Live Search
16:05 / E Enjte, 25 Qershor 2026 / Z S

Nisin të dalin 100 euro për studentët

Tashmë kanë nisur të dalin 100 eurot për studentët.

Kjo është bërë e ditur nga Ministri i Financave në Detyrë, Hekuran Murati.Kjo është bërë në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin 2.0.

Postimi i plotë:

Sot është bërë ekzekutimi i pagesave për studentët përfitues në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin 2.0.

Pas pranimit të verifikimeve të nevojshme nga institucionet e arsimit të lartë, komisioni verifikues sot ka finalizuar dhe dorëzuar listën e studentëve që janë kualifikuar për mbështetjen e njëhershme me 100 euro./Indeksonline/