75 Mall Live Search
18:30 / E Enjte, 25 Qershor 2026 / Gj Sh

Almir Kryeziu largohet nga Ballkani

Almir Kryeziu është larguar nga skuadra e Ballkanit, pas tre viteve.

Lajmin e ka bërë të ditur skuadra suharekase përmes një njoftimi në faqen zyrtare, shkruan IndeksOnline.

”Çdo rrugëtim ka një kapitull të veçantë, dhe kapitulli yt te FC Ballkani do të mbetet pjesë e historisë sonë.

Me përkushtim, profesionalizëm dhe zemër në çdo ndeshje, ti mbrojte me krenari fanellën portokalli e zi. Për çdo sakrificë, çdo emocion dhe çdo moment të dhuruar për klubin tonë, të jemi mirënjohës.

FC Ballkani të falënderon për gjithçka që ke dhënë dhe të uron suksese të pafundme në çdo hap të karrierës dhe jetës tënde.

Njëherë Ballkan, gjithmonë pjesë e familjes sonë.”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/