Reali merr vendim për Nico Paz, e informon edhe Comon
Como do të mbetet pa njërin prej futbollistëve më të mirë të skuadrës.
Sipas gazetarit Fabrizio Romano, Real Madridi ka vendosur të aktivizoj klauzolen e riblerjes prej 10 milionë euro për yllin argjentinas, shkruan IndeksOnline.
Paz do të rikthehet në Madrid, derisa reali do ti mundësoj Comos ta blejë atë për një shumë prej 60 milionë euro.
Skuadra italiane ka afat deri ditën e henë të merr vendim, përndryshe pas skadimit të afatit, ”Los Blancos” mund ta nxjerrin 21 vjeçarin në shitje, por çmimi do të jetë më i lartë për të gjitha skuadrat./IndeksOnline/

