Sot dita e 26-të e protestës në Tiranë, qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë
Ashtu si çdo ditë tjetër, edhe këtë të enjte do të zhvillohet protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, e cila hyn në ditën e 26-të radhazi të saj, ndërsa kërkesa kryesore mbetet dorëheqja e kryeministrit dhe e qeverisë.
Në orën 19:30, protestuesit pritet të mblidhen fillimisht në sheshin “Skënderbej” dhe më pas të marshojnë drejt godinës së Kryeministrisë, ku pritet të mbajnë dhe fjalimet e përnatshme. Pas tubimit, protesta vijon me marshime në disa prej rrugëve kryesore të Tiranës, që zgjasin për disa orë.
Pak ditë më parë, organizatorët bënë publike kërkesat e tyre kryesore, mes të cilave përfshihen dorëheqja e kryeministrit dhe e qeverisë, si dhe krijimi i një qeverie teknike tranzitore, jopartiake, me mandat 12-mujor.

