75 Mall Live Search
19:57 / E Enjte, 25 Qershor 2026 / Z S

Basha inspekton punimet e asfaltimit në Pleshinë

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka vizituar sot punimet e asfaltimit në fshatin Pleshinë, ku po realizohet segmenti rrugor në drejtim të qytetit.

Sipas Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, punimet do të vazhdojnë pasi KRU Bifurkacioni të përfundojë procedurat për vendosjen e gypit të ri të ujësjellësit, proces që ndodhet në fazën e prokurimit.

Ministria ka bërë të ditur se projekti është hartuar dhe mbikëqyret nga Komuna e Ferizajt, ndërsa financohet me 2 milionë euro nga ministria dhe rreth 900 mijë euro bashkëfinancim nga komuna.

Gjatë vizitës u tha se komuna ende nuk i ka ndarë mjetet e nevojshme për pjesën e saj të financimit. Ministria ritheksoi përkushtimin për realizimin e projektit dhe kërkoi angazhim të njëjtë nga niveli lokal për përfundimin e tij sipas planifikimit./Indeksonline/