Aksident i rëndë në magjistralen Graçanicë–Llapnasellë, lëndohen dy persona
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot pasdite në rrugën Graçanicë–Llapnasellë, konkretisht në lokacionin Ulpianë.
Nga ky aksident raportohet se janë lënduar dy persona, raporton RTK.
Po ashtu është bërë e ditur se në vendin e ngjarjes kanë arritur ekipet e Ndihmës së Shpejtë./Indeksonline/

