Tre persona sulmohen në Mazgit, të dyshuarit në arrati
Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një sulmi fizik që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së enjtes në fshatin Mazgit të Obiliqit, transmeton IndeksOnline.
Sipas policisë, rreth orës 02:30, pas një mosmarrëveshjeje, tre viktimat, meshkuj kosovarë, dyshohet se janë sulmuar fizikisht nga tre persona të dyshuar, po ashtu meshkuj kosovarë.
Përveç lëndimeve trupore, të dyshuarit dyshohet se u kanë dëmtuar edhe veturën viktimave.
Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit ndodhen në kërkim policor.
Policia ka bërë të ditur se rasti është cilësuar si “Lëndim i rëndë trupor” dhe po hetohet./IndeksOnline/

