75 Mall Live Search
10:30 / E Premte, 26 Qershor 2026 / OSH

Nis aksioni i madh për pastrimin e Fushë Kosovës nga mbeturinat

Kryetari i Fushë Kosovës, Valon Prebreza ka njoftuar fillimin e aksionit për pastrimin dhe larjen e hapësirave ku grumbullohen mbeturinat.

“Ju njoftoj se tashmë kemi filluar me shërbimin e grumbullimit të mbeturinave, si dhe me pastrimin dhe larjen e hapësirave ku grumbullohen mbeturinat. Punët po vazhdojnë çdo ditë, me angazhim të plotë, për një qytet më të pastër” shkruan Prebreza në njoftim./Indeksonline/