Presidenti i Ekuadorit shpall ditë feste pasi u kualifikuan në fazën tjetër të Botërorit
Ekuadori mbrëmë ka arritur kualifikimin në fazën tjetër të Botërorit pas 20 vitesh.
Fitorja befasuese 2-1 ndaj Gjermanisë, ishte e mjaftueshme për të siguruar kualifikimin si vend i tretë.
Ndërsa tani presidenti i Ekuadorit, Daniel Noboa përgëzoi ekipin në faqen e tij në “X”, duke e deklaruar të premten si ditë feste në vendin e tij.
“Faleminderit lojtarëve dhe trajnerit që, pavarësisht kritikave, fyerjeve dhe momenteve të vështira që kaluan, arritën të rikuperoheshin dhe t’i jepnin këtë gëzim të madh të gjithë vendit. Nesër, festë!” tha Noboa në një postim në X.
Ekuadori, ende nuk ka një kundërshtar pasi do të duhet t’i pres ndeshjet e radhës që zhvillohen brenda këtyre ditëve./IndeksOnline/

