75 Mall Live Search
10:52 / E Premte, 26 Qershor 2026 / Z S

Pyetjet e Testit të Arritshmërisë shpërndahen pak minuta pas nisjes së testimit

Testi i Arritshmërisë ka filluar sot ku nxënësit nga i gjithë vendi po matin njohuritë e tyre.

Vetëm pak minuta pasi filloi testi, pyetjet kanë nisur të qarkullojnë në grupet e krijuara në rrjetet e ndryshme sociale të komunikimi.

Në grupet e krijuara në Viber, nxënësit kanë gjetur forma të ndryshme të organizimit të shpërndarjes së testit varësisht grupit që i takon ai duke krijuar ‘chat room’ të ndryshme.

Përndryshe, sot në këtë test po marrin pjesë rreth 23 mijë semi maturantë.