75 Mall Live Search
11:27 / E Premte, 26 Qershor 2026 / L A

Mendoi se kombëtarja e tij u eliminua, sulmuesi i Suedisë ulet në fushë dhe mban kokën me duar nga trishtimi

Anthony Elanga u bë protagonist i një prej momenteve më të çuditshme të Botërorit 2026.

Kjo pasi që ai mendoi gabimisht se Suedia ishte eliminuar, edhe pse barazimi 1-1 ndaj Japonisë i siguroi kualifikimin në fazën me eliminim direkt.

Sulmuesi i Newcastle United shënoi një gol spektakolar nga distanca për t’i dhënë Suedisë barazimin, por pas përfundimit të ndeshjes ai u pa i dëshpëruar në fushë.

Trajneri i Suedisë, Graham Potter, reagoi me humor ndaj konfuzionit të futbollistit.

“Kjo shpjegon shumë gjëra. Nuk mund të ishte më e qartë. Mesa duket ai kishte mendjen diku tjetër. E dua shumë, por o Zot…”, tha Potter me shaka.

Në fakt, Suedia ka siguruar kualifikimin si një nga vendet e treta më të mira, duke e mbyllur fazën e grupeve me katër pikë dhe me golavarazh zero, teksa tani pret kundërshtarin e saj./IndeksOnline/