75 Mall Live Search
12:38 / E Premte, 26 Qershor 2026 / H F

Brad Pitt fiton një betejë të madhe ndaj Angelina Jolie në gjykatë

Brad Pitt ka shënuar një fitore të rëndësishme në procesin gjyqësor kundër ish-bashkëshortes së tij, Angelina Jolie, lidhur me kantinën e verës Château Miraval në Francë.

Një gjykatë në Kaliforni ka miratuar kërkesën e aktorit për marrjen në pyetje të përfaqësuesve të Stoli Group, kompania që bleu pjesën e Jolie në vitin 2021. Ekipi ligjor i Pitt pretendon se shitja u bë pa pëlqimin e tij, në kundërshtim me marrëveshjen mes tyre.

Ndërkohë, pala e Jolie i ka mohuar akuzat, duke theksuar se vendimet e fundit nuk ndikojnë në rezultatin përfundimtar të çështjes, e cila pritet të vazhdojë në gjykatë edhe vitin e ardhshëm.