75 Mall Live Search
16:14 / E Premte, 26 Qershor 2026 / MSH1

Ferizaj: Një qytetar i papërgjegjshëm shkul drunjtë e mbjellur në rrugën “Ahmet Kaçiku”

Komuna e Ferizajt ka shpërndarë një video në rrjete sociale, ku shfaqet një person duke vandalizuar hapësirën publike.

Në rrugën “Ahmet Kaçiku”, një person ka shkulur drunjtë e mbjellur, teksa akti është kapur nga kamerat e sigurisë, shkruan IndeksOnline.

“Deri kur vetëdijësohemi ta mbrojmë e kujdesemi për pronën publike, për të mirën publike.

Në fotot dhe videon e bashkëngjitur shihni se si një qytetar i pandërgjegjshëm, thyen dhe shkul drunjtë e mbjellur në rrugën “Ahmet Kaçiku” në Ferizaj, rast për të cilën kemi njoftuar organet e sigurisë për hetimin e këtij rasti dhe procedimin e kryesit të këtij akti të shëmtuar e kriminal ndaj pronës publike” ka deklaruar Komuna.

Më poshtë pamje: