75 Mall Live Search
17:52 / E Premte, 26 Qershor 2026 / F.R

Hajdari: Asnjë pengesë nuk do t’i ndalë projektet për Gjilanin

Anëtarja e Kuvendit të Komunës së Gjilanit, Albulena Hajdari, ka deklaruar se ajo që ndodhi sot në seancën e Kuvendit Komunal të Gjilanit ishte e papranueshme.

“Është e turpshme që një grua, e cila po ushtronte detyrën e saj si Kryesuese e Kuvendit, znj. Krenare Latifi-Kqiku, dhe po përpiqej ta zhvillonte seancën sipas rregullores, u përball me vërsulje, ndërprerje dhe presion të vazhdueshëm nga opozita. Asnjë grua nuk duhet të përballet me një sjellje të tillë vetëm pse po kryen përgjegjësitë e saj institucionale. Debati politik bëhet me argumente, jo me frikësim, britma dhe pengesa”, ka shkruar ajo në “Facebook”.

Sipas saj, pavarësisht këtyre përpjekjeve për ta bllokuar punën e institucioneve, punët e mira për Gjilanin do të vazhdojnë me përkushtim, përgjegjësi dhe në përputhje me ligjin.

“Asnjë pengesë nga opozita nuk do ta ndalë realizimin e projekteve që janë në interes të qytetarëve. Respektimi i ligjit dhe i institucioneve do të mbetet udhërrëfyesi ynë”, tha ajo.