75 Mall Live Search
19:22 / E Premte, 26 Qershor 2026 / MSH1

​Tromp, për vendimin final në Hagë: Do të ketë kompromis, dikush do të lirohet e dikush do të dënohet

Ish-hetuesja e Tribunalit të Hagës, Nevenka Tromp, dha parashikimin e saj për vendimin e trupit gjykues në Gjykatën Speciale ndaj ish-drejtuesve të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Tromp në intervistë për Radion Evropa e Lirë tha se do të bëhet një kompromis për të përmbushur pritjet e palës kosovare dhe asaj serbe. Sipas saj, dikush do të lirohet dhe dikush do të dënohet.

Ajo tha se vetëm pritet të shihet se cili do të jetë kombinimi që do të ndodhë.

Gjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit përfundoi në shkurt dhe aktgjykimi pritej në maj, por paneli gjyqësor vendosi ta shtyjë shpalljen e aktgjykimit deri më 20 korrik, “për shkak të kompleksitetit të rastit”.

Gjykata Speciale gjithashtu kishte shpjeguar se 20 korriku nuk nënkupton se në atë kohë do të shpallet aktgjykimi dhe paralajmëroi se mund të ketë shtyrje tjetër.