75 Mall Live Search
08:06 / E Shtunë, 27 Qershor 2026 / F.R

KQZ shpall sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të mbajë sot mbledhjen e radhës.

Sipas njoftimit të zëdhënësit të KQZ-së, në rend dite është shpallja e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat janë mbajtur më 7 qershor.

Pas përfundimit të mbledhjes pritet që të bëhet publikimi zyrtar i rezultateve finale të procesit zgjedhor.

Sipas rezultateve të procesuara në platformën e KQZ-së, LVV ka marrë 47.13% të votave, e pasuar nga PDK me 19.44% të votave, LDK me 16.69% dhe AAK me 6.74%.