75 Mall Live Search
08:13 / E Shtunë, 27 Qershor 2026 / F.R

Përfshihet nga zjarri një ndërtesë në Prishtinë

Një zjarr ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në katin e sipërm të një ndërtese banimi në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë.

Në pamjet e publikuara nga Indeksonline,  shihet flaka duke dalë përmes kulmit të objektit.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e Policisë së Kosovës, ekipet e zjarrfikësve dhe ato të emergjencës mjekësore.

Policia ka bllokuar qarkullimin në afërsi të objektit dhe ka vendosur shiritat e sigurisë rreth perimetrit të zonës së prekur.

Më poshtë mund të shihni pamjet./IndeksOnline/