75 Mall Live Search
08:24 / E Shtunë, 27 Qershor 2026 / F.R

Gjendet pa shenja jete një femër në Prishtinë

Një femër është gjetur pa shenja jete nga familjarët në Prishtinë.

Sipas njoftimit të policisë, njësit relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja  e viktimës.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion

“HETIM MBI VDEKJEN – Rr. Nazim Gafurri, Prishtinë  26.06.2026 – NN. Është raportuar se viktima femër kosovare, është gjetur pa shenja jete nga familjarët. Njësit relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja  e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./IndeksOnline/