Shkon në 28 numri i kombërareve të kualifikuara në Kupën e Botës
Numri i kombëtareve që kanë siguruar kualifikimin në fazën e 1/16-ës të Kupës së Botës 2026 ka shkuar në 28.
Pas përfundimit të pjesës më të madhe të ndeshjeve të fazës së grupeve, vetëm katër vende kanë mbetur ende të lira për të kompletuar listën e 32 ekipeve që do të vazhdojnë garën në fazën me eliminim direkt, shkruan IndeksOnline.
Gjatë mesnatës janë zhvilluar ndeshjet e Grupit G dhe H, ku Belgjika, Egjipti, Spanja e Cape Verde kanë siguruar kualifikimin.
Derisa matematikisht, pa lujtur ndeshjet e fundit, Portugalia e Anglia tashmë janë të kualifikuara, e po ashtu edhe Paraguai, Gana dhe Senegali.
Nga ndeshjet e fundit të cilat zhvillohen sonte, do të mësohen edhe katër kombëtaret e tjera që sigurojnë bileten për 1/32 e finales./IndeksOnline/


